Ishin një nga çiftet më të zhurmshëm dhe më aktivë gjatë edicionit të fundit të Big Brother.

Olsi dhe Fjorentina ishin një nga çiftet që vunë lidhjen e tyre të dashurisë para një sfide. Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e vëzhguar në vend ata i dhanë fund  lidhjes së tyre, por pa treguar shakkun që i çoi në këtë vendim përfundimtar.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ajo ditë Fjorentina nuk e ka kaluar ende zhgënjimin që i shkaktoi Olsi. Me anë të një postimi ajo ka shprehur gjithë trishtimin që e shoqëron në ditët e saj nga premtimet e pa mbajtura, prej njeriut që i fali shumë nga vetja.

‘Nuk e di nga tja nis….Me vijn aq shume gjera ne mendje qe perplasen fort me njera tjetren…..Premtime te bera qe su mbajten kurre …fjale e vetem fjale ne dukje te embla por ne te vertete fjale boshe qe i mori era…..Dhashe shume nga vetja ime duke besuar ne te gjitha ato ca me the ,ju kundervura te gjithve vetem per ty sepse besova tek ty ……Por cdo gje ndryshoka ….lEshte jeta qe na shtrengon te ndryshojme……..Pak zhgenjimi dhe shume falsiteti i njeriut qe se prisja kurre ….Kjo eshte jeta ….Me kohen kupton shume gjera dhe meson se ca njerez arrijn ti mbajne maskat aq bukur sa eshte shume e veshtire ti kuptosh….Por un do vazhdoj me koken lart dhe krenare dhe me e forte se kurre sepse shume here gabimet dhe zhgenjimet te bekan me te forte …..’ –shkruan Fjorentina krah fotos së realizuar nga koha kur ajo ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother.

Pasi lidhja e tyre morri fund Olsi është dukur mjaft indiferent duke shijuar në maksimum jetën e tij, madje është shfaqur dhe krah vajzave mjaft sexy, për të cilat përflitet  dhe për lidhje të mundshme dashurie.

Nga ana tjetër Fjorentina nuk i ka ndalur postimet me nënkuptime për ish partnerin e saj,për të cilin para gjithë shqiptarëve ka treguar se ndjente shumë.