Prova e javore ka shkaktuar shumë situata të reja brenda në shtëpi, duke nxjerrë në pah edhe xhelozi të reja.

Xhelozia e Fiorentinës për Ambrën është vënë re që nga momenti i parë që kjo e fundit shkeli në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.

Por bërja grup e Olsit me Ambrën dhe Donën ka sjellë tek Fiorentina një tjetër ndjenjë xhelozie, jo për Ambrën, por për Donën.

“Dona do që të ketë të gjithë gjërat që kam unë. Duke filluar nga gjërat e vogla tek më të mëdhatë”, i thotë Fiorentina, Fotinisë, duke aluduar ndoshta se Dona do që t’i marrë edhe Olsin.