Kei dhe Fiorentina nuk kanë më marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nominimi i përbashkët e ka agravuar situatën mes tyre.

Për afro 1 orë, Fiorentina e vendosur përballë Xhenit, që veçse dëgjon dhe pohon në pak raste, ajo ka folur për situatat e krijuara mes saj dhe Olsit përballë Keit, që sipas saj po luan kartat e fundit, sepse e di që do të dalë këtë javë.

“Ajo na njeh shumë mirë, por është pabesë dhe na i përdor këto”, thotë ndër të tjera Fiorentina teksa shton se i ajo është e pabesë.

Më tej ajo tregon se e ka këshilluar Olsin që “ta qepë” ndaj Keit, pasi sipas Fiorentinës, Kei dhe Damiano po përdorin kartën e provokimit dhe duan ta nxjerrin nga vetja.