Elsamedi dhe Fiorentina vazhdojnë përballjen mes tyre. I pari i kujton se ajo ka thënë për banorët e tjerë se kanë ardhur nga shpella e shpellarë, ndërsa e dyta i kujton se e ka thërritur “katundare Tirane”.

“Unë e thashë, e pranova, kurse ti nuk e pranove që e ke thënë. Je burracak! Më keq se femrat! Mashkull burracak dhe llafazan! Respekt zero!”, i thotë ajo.

“S’kam ardhur të të respektoj ty unë këtu! Kush je ti që të më thuash mua shpellar?!”, i përgjigjet Elsamedi.

Në debat ndërhyn edhe Olsi.

“Këtu nuk kemi ardhur për të përfaqësuar as Shkodrën dhe as Tiranën”, thotë ai.

Ndërhyrja nuk zbehu përplasjen.

“Trego kulturë se je 29 vjeçe”, i drejtohet sërish Fiorentinës Elsamedi.

“S’më tregon moshën ti mua. Ti dukesh si 40”, ja kthen ajo.

“Me tru 40 jam”, reagon ai.

Fiorentina këmbëngul se ai i ka thënë “katundare Tirane” dhe për këtë ka dëshmitar Musën. Por Elsamedi i thotë “se nuk e njeh kush është Musa”.