Fiorentina flet me Kein për xhelozinë që ka me Olsin dhe debatin e zhvilluar me të për këtë temë. Me syzet vënë, ajo përlotet.

“Unë e mbaj përbrenda vetë dhe çmendem. Unë s’e duroj dot. Jam tip që po deshe mirë, po nuk deshe, prap mirë! Rrotullohet bota. Bota është e mbushur me njerëz dhe nuk mjafton vetëm dashuria, duhet të ketë edhe mirëkuptim e të gjitha të tjerët”, i thotë Kei, që i thotë se po qan kot.

Aty sjell ushqim Olsi dhe Kei i thotë që ta hajë me zor sepse e ka bërë Olsi për të.

“Me këtë kujdesin dhe kontrollin shumë të madh, e vë në siklet ndonjëherë atë. Më kupton se ai reagon me batuta me gjera dhe ty të ngel hatri”, shton Kei.