Dona-Musa po hanë mëngjesin në kuzhinë, pranë tyre shkon Fiorentina që provokon Donën në lidhje me lojën e grupeve.
“U kënaqe me Olsin se mbarove për të. Ja preke këmbën Olsit kur fletët”, u shpreh Fiorentina, e cila po vetë ka reaguar akoma edhe më shumë “Je një femër e ligë, një natëshe e harbuar”.

Por Dona ka zgjedhur të mos replikojë me të dhe i ka kthyer kurrizin dhe vetëm dëgjon. Pak minuta më pas Dona sqarohet me Olsin nëse ai ka ndonjë shqetësim, apo nëse ka kuptuar diçka më tepër gjatë kohës që ka qenë loja.

Olsi mohon të ketë ndodhur diçka e tillë, duke shtuar se ishte një lojë dhe ai u kënaq, por asgjë më tepër.