Fiorentina dhe Elsamedi nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin prej momentit të parë që ky i fundit ka hyrë brenda në shtëpi. Thuajse në çdo debat në shtëpi, ata të dy do të kapen me njëri-tjetrin duke e kthyer thuajse çdo gjë në debat.

Rasti më i fundit i debatit mes tyre ishte edhe për pastrimin e banjës, e për këtë Fiorentina i tregon Fotinisë atë se çfarë ndodhi “Ia dhjeva qepar Elsamedit, i thashë mos fol për kulture dhe edukatë se ti je i pari që e ke lënë pis banjën”.

Më tej ajo i tregon Olsit se ka i ka bërë presion Elsamedit duke i thënë se “kur të kaloj unë me Olsin ta ulesh kokën dhe të thuash ‘Zot më fal”, për ato që ke thënë.

Olsi thotë se ai është “zdroms”, por e këshillon Fiorentinën të mos merret më me Eslamedin, “Ai është dele dhe nuk ia vlen te merresh”.