Problemet në çift mes Fiorentinës dhe Olsit duket se nuk po kalohen lehtë. Madje Fiorentina, teksa flet me Xhenin për partnerin e saj, thotë se Olsi nuk meriton që ajo t’i bëjë asgjë.

“Pse i thash unë mos më çaj kokën për punën e portokallit. Të më flasë mua si kafshë ai. Prit njëherë. Më kapi shumë fortë ishte duke më thyer shtyllën kurrizore. Unë nuk jam 20 vjeçe, por edhe një 20 vjeçare ofendohet. Jam 29 unë, jam pak më e madhe se ai”, thotë Fiorentina.

Ajo më tej shprehet se ai duhet të mësojë të sillet, pasi në rast të kundërt ajo thotë se do të marrë vendimin ekstrem.

“Me mua të mësojë të sillet, sepse në të kundërt ditën e shtunë unë do të dal edhe nëse nuk më thonë se je e eliminuar”, thotë Fiorentina.