Në shtëpi është vendosur muzikë dance, rrymë që Fiorentina dhe Katerina nuk kanë qejf ta kërcejnë.

Që të dyja vajzat dalin në oborr, ku Fiorentina thotë se ka vetëm një fiksim.

“Dua të shoh Musain sesi tundet kur kërcen. Ta shoh kur kërcen si femër”, thotë ajo.

Fotinia, që e vuri re se Fiorentinës nuk po i pëlqente muzika del jashtë dhe i thotë që mos të mërzitet se mund të kërkojnë sërish muzikë tjetër që të kërcejë edhe ajo. Por Fiorentina i thotë jo.