Përveç këshillës së Elsamedit, nuk u duk se ndarja në grupe ishte ndonjë shqetësim i madh për Musën dhe Elsamedin, por e kundërta ndodh me Fiorentinën dhe me Olsin.

Fiorentina është e mërzitur për ndarjen Ambra-Dona-Olsi dhe këtë ja shpreh edhe partnerit të saj.

“E shoh që nuk e ke problem”, i thotë ajo Olsit ndërsa është e mërzitur.

“Ik qaj tani, por është vetëm lojë”, ja kthen ai.

“Nuk po qaj, por nuk fle dot me njeri, shkurt. Çfarë muhabeti bën, sikur nuk e di unë që është lojë, po ma tregon Olsi dhe Elisona”, shprehet Fiorentina.