Ndërsa është duke biseduar me Damianon rreth partnerit të saj, Fiorentina këmbëngul se Olsi është njeri pozitiv dhe shpreh se mes tyre ka ndjenja, e për rrjedhojë nuk bëjnë dot lojën që ata kishin planifikuar para se të hynin.

“Unë e Olsi të paktën kur jemi futur kemi thënë do lozim, por ka ndryshuar situata. Nuk lozim më janë ndjenjat që na kanë lënë… Çdo gjë qe e bëjmë janë gjëra që na ndodhin ne të dyve se ashtu ndjehemi se ka ndjenja mes nesh”, i thotë Fiorentina, Damianos.

Por edhe Damiano shprehet se ka ndryshuar sjelljen e tij me Armelën. “Javën e parë që erdhëm këtu iu dedikova 70 % lojës dhe 30% Armelës dhe po ngecja. Arrita të afrohesha me Armelën. Tani 70 % po ia jap Armelës, 30% po ia jap lojës. Kam arritur në konkluzionin se unë ia dal nëse i jap vetëm 30% kësaj shtëpie”, shprehet Fiorentina.