Damiano duket se kërkon të shfrytëzojë grindjen me Olsit dhe Fiorentinës për ta nxitur këtë fundit më tepër ndaj partnerit të saj.

“Unë e kuptoj situatën, e në fund të fundit s’jam askush të vij të të them është kështu…kështu. Unë jam pjesëtar i kësaj shtëpie dhe e ndjej morale të të them. Mbase bëj gabim që të flas”, i thotë Damiano, Fiorentinës para se t’i shpjegojë se ai i kishte thënë Armelës që t’i sqaronte Olsit pozicionin e tij.

“I thash të lutem shko e tregoi pak vendin atij djalit për veprimet e gjestet. Ai duke marrë parasysh se tipi i Armelës është e shoqërueshme e ka ekzagjeruar sepse unë jam pak detaist sepse kurrë se kam parë Olsin të jetë 20 minuta në kuzhinë dhe ka qëndruar në kuzhinë 20 minuta kur ishte Armela”, i thotë Damiano, Fiorentinës, duke shtuar se kjo ka qenë me tendencë.

Por Fiorentia nuk ka qenë në një mendje me të, duke i sqaruar edhe se si e ka parë ajo situatën.

“E ke gabim, bën pa të keq, e ka bërë me Fotininë me Kein me Gertën. Nuk e bën me tendencë për të prekur ty, apo mua. Se ka bërë për atë që ke menduar ti. Ta jap me 100 firma”, shprehet Fiorentina.

Ndërsa Damiano, shton se ajo që bën Olsi i bën të duken si ai edhe Fiorentina si viktima.

Më tej Damiano përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur mes Fiorentinës dhe Olsit së fundmi që duket se janë të distancuar.

“Është problemi im që nuk dua ta diskutoj”, e ndërpret Fiorentina, teksa shton për marrëdhënien mes Olsit e Armelës se “Nëse e sheh se Olsi po bën gabim është mendimi jot, por unë jam e bindur se çfarë kam unë në krah dhe nuk e bën për tendencë. Është njeri pozitiv e bën se ashtu e ka tipin e ka bërë dhe me shoqet e mia. Duke parë se Armela është tip sportiv dhe gjen gjuhën e përbashkët”.

Për t’i dhënë fund kësaj situate dyshimi që Damiano hedh mbi Olsin, Fiorentina i thekson se nuk e lejon që ai t’i prishë figurën Olsit.