Lupçe ka treguar në çdo moment dashuri dhe përkushtim për partneren e tij, Katerinën. Kjo është vënë re edhe nga banorët e tjerë që e vlerësojnë për këtë fakt.

Ndërsa është duke biseduar me banorët e tjerë, Lupçe vë re se Katerinën e ka zënë gjumi zbuluar dhe merr xhupin që t’ia çojë që ta veshë.

Pasi ai largohet Fiorentina shprehet për Lupçen se ai e respekton shumë Katerinën.

“Ai është një mashkull që thotë, femra s’duhet të qajë për mua. Ka qarë njëherë për mua nuk do e bëj më të qajë më ka thënë”, shprehet Fiorentina duke vlerësuar Lupçen.