Përplasja që pati Lupçe gjatë mbrëmjes me Kein, është komentuar edhe nga Fiorentina.

Teksa u ulën në këndin e cigares të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve, Kei i tregoi Fiorentinës për diskutimet që pati me Lupçen dhe me Danjelin.

Fiorentina i thotë menjëherë se njerëz si Lupçe dhe si Katerina blihen kollaj. Ajo thotë se i kishte kërkuar të mbanin një qëndrim dhe të dilnin në skenë.

“Ata u larguan dhe u vendosën te njerëz të tjerë që i tërheqin prej hundës”, tha Fiorentina, duke iu referuar Danjelit dhe Fotinisë.

Dua të përballemi në nominim me Damianon dhe Fotininë, thotë Fiorentina. “Me zi po pres të përballemi në nominime me ta, të jemi të tre çiftet”.