Fiorentina e ka treguar shpesh herë se është natyrë xheloze, por si për çudi gjatë provës javore ajo nuk u bë xheloze për Ambran, por për Donën.

Pasi ka debatur në mëngjes, Fiorentina i është rikthyer debatit me Donën duke i thënë se ajo qëndron shumë poshtë saj.
“Të duket vetja shumë lart, por ule hundën. Ti je poshtë thembrës time, je bërë si miza në qyp, ku je tani, poshtë shezllonit si Olsi? Nxirr fytyrën e vërtetë, je e mbyllur me kyç. Kush e di çfarë fsheh brenda”, shprehet Fiorentina.

Dona i thotë se fytyrën dhe imazhin që ka ajo, Fiorentina se arrin dot për gjithë jetën. “Unë të kam njohur me dy fjalë ty kur shave shoqet e tua të ngushta”, ia kthen Dona.

Por këto fjalët e fundit duket se e acarojnë më tepër Fiorentinën, e cila ngrihet nga shazlloni për të shkuar tek Dona, por Olsi i flet dhe i thotë që të qetësohet.

“Kujdes se shoqet e mia kur të të shohin në rruge do të lënë pa këmbë e duar”, i thotë Fiorentina e cila shtrihet sërish në shazllon.