Vargjet e një kënge të vjetër tiranase, të kënduara nga Fiorentina tërheqin vëmendjen e Olsit.

Ai i thotë që të bëjë kujdes së mund të keqkuptohet dhe ta marrin për provokim banorët e tjerë.

Fiorentina e sqaron se bëhet fjalë për një këngë të vjetër tiranase, që të gjithë e dinë.

“Epo nuk janë të gjithë nga Tirona”, ja kthen Olsi.

“Unë flas e këndoj ça të më vijë në mendje”, shton Fiorentina, që më pas e pyet nëse “është ofenduar dikush nga kjo”.