Lupçe i kërkon Fiorentinës, që tashmë është përgjegjëse e kuzhinës, a ka mundësi që nesër t’i bëjë gati drekën.

Pyetja e tij ishte provokuese në lidhje me vendimin që i dha Fotinia dhe Olsi. Por po me provokim karshi çiftit të sapomartuar ja ktheu përgjigjjen edhe Fiorentina.

“Po ta bëj unë o Lupçe se e gjej unë kohën edhe për të gatuar edhe për të qëndruar me Olsin”, thotë Fiorentina.

Kjo fjali e saj ishte thumbim ndaj arsyes së ndarjes së përgjegjësive nga ana e Danjelit, i cili tha se po e bëntë ketë për të patur më shumë kohë për të kaluar me Fotininë.