Pavarësisht se me Ervinin kishte debatet më të ashpra në shtëpi, prej të cilave edhe u ndëshkua së bashku me Olsin, Damiano thotë se nuk e priste daljen e tij me Sidritën.

Këtë mendim ai ja shpreh Fiorentinës edhe duke i shtuar se kë mendonte se do të largohej.

“Mendova se do të ikte Benardi me Xhenin. Në fakt isha mes teje dhe Xhenit”, i thotë ai.

Por Fiorentina nuk e mendon kaq shpejt daljen nga shtëpia.

“Ne do të jemi këtu bashkë deri në finale. Do të dalim bashkë, mbaje mend këtë që po të them”, i përgjigjet ajo.