Fiorentina i kërkon ndjesë Musës në lidhje me përplasjen që pati jo vetëm me Donën, por edhe me të gjatë bërjes së buxhetit të javës.

Ajo i thotë se u ndje e provokuar nga Dona, që i tha se Olsi nuk e kishte mendjen tek ajo, por i la të nënkuptohej se Olsi e kishte mendjen tek Ambra.

“U mërzite pse fola unë ashtu? Isha e acaruar! Ty të kërkoj ndjesë. Ti e di që s’kam gjë kundër teje”, i thotë ajo.

Edhe Olsi thotë se Dona gaboi.

“Kam respekt për Donën, por nuk mund të fusë ajo persona të tjerë dhe të flasë në emërin tim se kë kam qejf unë e kë nuk kam”, i thotë Olsi.

Musa i kujton Fiorentinës se i ka thënë partneres së tij që është “femër vetëm për një natë”.

“E lëshojmë ndonjëherë veten o Musa!”, justifikohet Fiorentina.

Olsi më pas këshillon që të shmangen debatet për buxhetin. Ai thotë se në radhë të parë, banorët aty brenda duhet që të gjithë të vendosin ushqimin dhe më pas cigaret, duke kritikuar qëndrimin e Danjelit dhe Fotinisë.