Fiorentina përfiton nga rasti që Xheni ndodhet vetëm në kuzhinë për t’i shprehur nja 2-3 vërejtje që ka për Benardin.

Ajo i thotë Xhenit, që ndodhet me peshqir në kuzhinë që të shkojë dhe të vishet se ja përgatit ajo ushqimin, por jo pa e thumbuar.

“Se unë nuk e prek më me dorë bukën se më është përmendur mbrëmë buka dhe nga kush, nga shoku yt”, i thotë ajo.

Më pas, Fiorentina i thotë Xhenit se Benardi e kritikon gjithmonë dhe gjithmonë këtë e bën kur ajo është larg Olsit, jo në prani të Olsit.