Debati nisi teksa disa prej banorëve ishin ende duke ngrënë, por vazhdoi gjatë mes Elsamedit dhe Fiorentinës, por në të për asnjë moment nuk u përfshi Olsi.

Fiorentina kërkoi shpjegime nga Elsamedi, por përfundoi në një debat të gjatë me tone të ngritura dhe ironi të shumta.

“Mund të me kishte pushuar zemra nga e qeshura jote si gorillë. Ti nuk ke fytyrë”, i thotë Fiorentina Elsamedit.

“Shfryj o Fiori, hiqe të keqe që ke për brenda”, i thotë Elsamedi.

“Nuk më kishte ndodhur të flisja me një njeri kaq copë-copë. Po të kisha qenë jashtë do të kisha qethur tullac”, i thotë Fiorentina. “Unë do të kisha bërë kaçurrele”, reagon Elsamedi.

“Ti nuk ke forcë të përballesh me mua. Unë dua 5 si ty. Më vjen keq për ty. Je bërë fibër”, i thotë Fiorentina.