Banorët e rinj kanë bërë që të vjetrit të harrojnë përplasjet që kanë patur mes tyre dhe të nisin e të flasin e komentojnë sjelljen e tyre.

Fiorentina ishte e para që u përball me njërin prej tyre, Elsamedin dhe po ashtu kunja prej këtij të fundit mori edhe Musa.

Që të dy bëhen bashkë për të diskutuar situatën e re të krijuar brenda shtëpisë.

“Ai do që të bëjë si tip i shkathët”, i thotë Fiorentina.

“Ai na ka parë më shumë se gjithë të tjerët jashtë”, i thotë Musa.