Fiorentina e mërzitur, Olsi: Mbylle “arkën”

Marrëdhëniet në çift mes Olsit dhe Fiorentinën nuk është se kanë qenë nga më të mirat, mes tyre ka pasur xhelozi, por edhe përplasje mendimesh.

Një situate e tillë u krijua edhe ditën e sotme. Olsi i tha në mëngjes Ervinit se shpesh Fioretnina ndërhyn kur ai është në debat me dikë tjetër dhe kjo gjë, sipas tij, e penalizon, por kjo nuk u pëlqye aspak nga Fiorentina.

Ajo i ka mbajtur inat Olsit edhe më vonë dhe kur shkëmbenin fjalë me njëri-tjetrin shprehej inati mes tyre.

Fiorentina ishte me Sidritën në kuzhinë, kur Olsi shkon dhe e pyet nëse do do ujë, por Fiorentina ia kthen me ironi. “U ngopa në banjo”, i thotë.

“Mbylle pra tani arkën”, i kthehet Olsi me inat.