Olsi fle me Ambrën dhe me Donën dhe kjo gjë nuk mund të merret lehtë nga Fiorentina, e cila është tejet e mërzitur.

Ai është shtrirë në krevat dhe përlotet për këtë fakt, por merr mbështetje nga banori që nuk do ta kishte menduar kurrë në shtëpi, Elsamedi, e cila është në grup me të dhe me Fotininë në provën e javës.

“Nuk ndihem e respektuar”, thotë Fiorentina. Ndërsa Elsamedi i thotë se është vetëm një lojë dhe duhet ta mërrë si të tillë.