Prova e javës u mbyll me rënien e gongut në mesditë, por diskutimet për të vazhdojnë gjatë dhe një ndër banorët që flet më shumë për të është Fiorentina.

Ajo përsërit edhe një herë se Ambra është e vogël dhe nuk mendon shumë, sipas saj, por problemi qëndron te provokimet e Donës.

“Mund të shkosh edhe të ja thuash, por mua më kanë vrarë fjalët e Donës. Ajo priti një moment dhe më preku aty ku nuk flisja dot. Ajo priti rastin të më godiste. Dona më kapi në pikën më të dobët”, i thotë Fiorentina Elsamedit.