Me Gastaren, Fotinia dhe Fiorentina diskutojnë përplasjet që kanë patur me çiftin Dona-Musa.

“Ndryshe nga të tjerët, Dona nuk kupton shumë. Nuk është se i përpunon shumë gjërat”, i thotë Fotinia Gastares.

“Këtu doja të dilja”, thotë Fiorentina dhe më pas flet për një shok të përbashkët të Donës dhe saj.

“Edhe e kemi diskutuar me Donën që e njohim, më ka thënë ngacmojë pak atë (Donën) se është shumë fyell! Nuk di të flasë fare”, thotë Fiorentina.

Ajo shton më tej se nuk ka patur rast për ta ngacmuar atë dhe se nuk do ta bëjë këtë “palidhje”.