Pasi ja tha Katerinës, Lupçe ja thotë edhe Fotinisë mendimin e tij se Fiorentina ka ndryshuar plotësisht sjelljen këtë javë.

“E ke parë si i thotë Danjelit tani? Ta sjell unë kafen, i thotë. Të vij unë të therem me ty dhe pastaj të vij normalisht sikur nuk ka ndodhur gjë, unë personalisht e bëj për respekt, por jo të lëpihem”, i thotë ai.

Fotinia e minimizon këtë. Ajo thotë se çifti lider nuk ja merr për keq këtë

“Është pjesë e lojës së tyre dhe s’ke ça u thua se thotë është lojë”, i thotë ajo.

Megjithatë, vetë Fotinia thotë se ka vërejtur ndryshim tek Sidrita.

“Tani që s’është Vini është njësoj siç ka qenë të laboratory. Komplet ndryshe. Sa të vijë Vini do të jetë e kufizuar se s’ka imunitet mbi Ervinin”, i thotë ajo.

Fotinia mendon se Ervini e kufizon Sidritën, ndërsa Musa shton se kjo sjellje është shumë e keqe.