Gerta dhe Fiorentina nisën sërish një bisedë në lidhje me çiftin Ejona-Adem, ku këtë herë problemi qëndronte te gatimi.

Gerta e pyet Fiorentinën se pse nuk gatuan Ejona, ndërsa ajo i thotë se këtë gjë e bën Ademi, duke bërë edhe burrin edhe gruan.

“Ajo është e përkëdhelur”, thotë Gerta. Ndërsa për Fiorentinën, e përkëdhelur mund të jesh kur i ke kushtet.

Më pas, vajzat vazhduan duke diskutuar në lidhje me punët që ato kishin bërë jashtë Big Brother. Gerta thotë se ka punuar vetëm në kompani me emër, ndërsa thotë se në një rast i është ofruar një pagë qesharake, për një pozicion pune që ajo kishte kërkuar 1 milionë lekë.