6 finalistët e këtij Big Brother nuk i kanë harruar miqtë që kanë “përzënë” nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri.

Kjo dallohet shpesh nëpër biseda të ndryshme që ata bëjnë, por për njërin prej tyre në veçanti, Benardin, ata i mbajnë mend edhe ditëlindjen.

6 banorët e mbetur janë bërë bashkë dhe me “pjatën e preferuar” të Benardit, kosin e frutave, ata i kanë uruar ditëlindjen.