Festa e beqarisë e Danjelit, është diskutuar gjatë nga vajzat brenda shtëpisë që u kërkonin djemve t’u tregonin se çfarë kishte ndodhur në ato dy orë që ata u zhdukën, por edhe nga publiku që është bërë kurioz për misterin e aty orëve.

Më në fund “Vëllai i Madh” vendosi të bënte publike disa skena nga nata e mistershme e djemve, të cilët duket se nuk ia kanë kaluar keq.

Ai që e ka parë më keq vetën është Lupçe, por fatmirësisht për të Katerina ka krijuar një ide për atë se çfarë ka ndodhur dhe nuk është shprehur shumë e “xhindosur”, por tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do ndodh pas spektaklit.