Lupçe me shaka i thotë Damianos se janë bërë dy korçarë në shtëpinë e Big Brotherit, duke nënkuptuar Ervinin.

Kjo batutë e tij, nuk i ka pëlqyer Ervinit.

“Lupçe, e bëmë një muhabet bashkë dje dhe mos na bëj neve tipin e të shkathtit se nuk është shaka”, i thotë ai.

“E kuptova shumë mirë! Më fal!”, i kthehet Lupçe.

“Unë të fal, por mendoji gjërat para se t’i thuash”, ja kthen Ervini.

I gjithë diskutimi nervoz nga ana e Ervinit u bë në prani të banorëve të tjerë, ku ishte edhe Damiano e Sidrita.