Përplasja mes Ervinit dhe Lupçes vazhdon edhe pasi gjithë banorët e tjerë ranë në qetësi dhe u shpërndanë.

Ervini i thotë liderit të shtëpisë se i drejtohet atij pasi ai ka përgjegjësinë për lideri. Benardi ndërhyn dhe mundohet ta qetësojë.

“Kapem tek përgjegjësia e tij si lider që është. Duhet të më vinte të më thonë mua që nuk kam ngrënë mëngjes se kjo gjë nga lider bëhet dele. Lideri duhet t’u thotë të gjithëve dhe t’i ndajë detyrat tamam, jo të më hajë mua llafet”, thotë Ervini.

Ai mendon se është i vetmi që po u kundërvihet gjithë banorëve të tjerë, që sipas tij po e vënë në lojë Lupçen.

“Unë jam i vetmi që i kundërshtoj të gjithë, po ty të kundërshtoj më shumë se të gjithë se je lideri”, i drejtohet ai Lupçes.