Ervini, i “marrosur” pas Sidritës!

Natën e kaluar, Big Brother mendoj një mbrëmje romantike për Ervinin dhe Sidritën, çiftin që i dhuruan puthjen e parë njëri tjetrit në festën që vajzat patën bashkë me djemtë ditë më parë.

Ervini flet me Liridonin për takimin e një nate më parë që pati me Sidritën dhe për ndjenjat që ka për të.

“Më pëlqen shumë Sidrita, na ka rënë gjaku të dyve. Sikur na kanë injektuar të dy. Besoj se marrëdhënia jonë do të forcohet edhe më shumë pasi baza është e fortë, kjo ka rëndësi”, shprehet Ervini.

Më pas, ai i tregon Liridonit se si vajzat përtej xhamit flisnin për të, duke bërë shaka me Sidritën, teksa komentonin lëvizjet e tij.