Ervini kaloi dy javë në shtëpinë e beqarëve, Danjeli një dhe që të dy djemtë, që tani ndodhen tek shtëpia e çifteve, i qajnë hallin Benardit që kanë lënë pas.

“U bënë tre javë, si rri andej akoma ai”, i thotë Danjeli.

“Është e tmerrshme!”, i thotë Ervini.

E në shtëpinë e beqarëve gjërat kanë ndryshuar shumë me hyrjen e Damianos dhe daljen e Ervinit dhe akoma më shumë që nga dalja e Danjelit.

Benardi ndodhet në një raport “tërhiq e mos e këput” me Xhenin, e cila, siç ja ka thënë edhe Musai, duket se “i ndërlikon” shumë gjërat.