Celebrimi në martesë më të veçantë do të bëhet nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

“Kjo është unikale dhe besoj që do ta mbaj mend shumë gjatë”, thotë Erjoni.

Banorët e tjerë zunë vendet e tyre në këndin e ngritur për këtë ceremoni.

Pas tyre, i pari doli Danjeli.

“Kur të vijë nusja, çohuni të gjithë në këmbë”, ishte porosia e Erjon Veliajt për të gjithë banorët.

Më pas lidhja me Fotininë.

“Fotini, a je gati të martohesh?”, pyeti Arbana.

“Po!”, ishte përgjigjja e saj pa mëdyshje dhe niset nën ritmet e muzikës së rastit drejt këndit të celebrimit.

Dëshmitarë janë Lupçe dhe Katerina.