Për banorët e rinj është ende herët që të fillojnë të kenë idetë e qarta se kë do të nominojnë dhe kë jo, edhe pse duket se ata do t’i lënë jashtë ndjenjat.

Ndërsa banorët e vjetër ndonjëherë kanë shprehur vështirësi të nomininojë ata persona që i kanë cilësuar si miq, një prej banoreve të reja të shtëpisë, Enida, thotë se kjo nuk është pengesë për të.

“Këtu është lojë, unë do nominoj atë që është i fortë. Kur të vije fundi do s’do, do nominosh. Je në proces loje mund të nominosh dhe shokun tënd për efekt të lojës” , shprehet Enida.

Ndërsa paksa më i qartë në mendime duket se është partneri i saj, Marjusi, i cili thekson se e ka në mendje njeriun që do të nominojë të shtunën.