“Vëllai i Madh” ka vendosur që çifti lider këtë javë të përcaktohet nga një lojë, fituesi i së cilës nuk do të varje nga aftësia e banorëve, por nga fati.

Ata janë vendosur para disa vezëve dhe secila nga vajzat do të merrte nga një në dorë dhe do t’ia thyente në kokë partnerit të tij.

Vetëm një nga 8 vezët ishte e pazierë dhe çifti që do të kishte marrë këtë vezë do të shpallej çifti lider për këtë javë.

Për fatin e mirë, ose të keq për partnerin, kjo vezë është zgjedhur nga Enida, e cila ia ka thyer në kokë Marjusit.