Marjusi dhe Enida ishin çifti lider i kësaj jave dhe përplasjet më të mëdha i kanë patur me Olsin dhe Fiorentinën.

Të dy ata këmbëngulën edhe gjatë spektaklit atë që kanë thënë gjatë gjithë javës; që Olsi dhe Fiorentina nuk janë çift.

“Këtu duhet më shumë bashkëpunim, jo vetëm bashkëpunim tek dhoma vend për dy”, thotë Marjusi.

“Ne jemi çift i vërtetë dhe me këtë që ti thua ofendon të gjithë banorët e tjerë këtu”, i përgjigjet Olsi.