Ëndrra e Sidritës dhe çmimi i madh i Big Brother

Në një moment, Sidrita ishte vajza që u vu në qendër të pyetjeve të vajzave të tjera.

Fotini ishte kureshtare që të dinte se cila ishte ëndrra e saj më e madh.

“Ëndrra ime më e madhe është që të hap një atelie timen”, thotë ajo.

Ndërkohë, Xheni e pyeti se çfarë do të bënte me çmimin e madh nëse do të shpallej fituese e Big Brother.

“Ato para do t’i kisha shpenzuar pjesën më të madhe për familjen time, disa për atelienë time sa të startoja dhe më pëlqen që të krijoj një organizatë për kafshët e pambrojtura”, u përgjigj Sidrita.