Menduat se përfundoi me 3 çifte të reja mbrëmja e sotme? Jo, Big Brother gjithmonë befason.

Ambra dhe Elsamed ju bashkuan banorëve të tjerë të shtëpisë, duke u bërë zyrtarisht konkurrentë të këtij edicioni të Big Brother.

Elsamedi është 23 vjeç dhe vjen nga Malësia e Madhe. Ai merret me aktivitete muzikore. Ndërsa Ambra është 19 vjeç, vjen nga qyteti i Shkodrës dhe merret me modeling.

Ata janë njohur në një nga sfilatat e modës, në të cilën Ambra ishte modele, ndërsa Elsamedi ishte ftuar si këngëtar.

Elsamedi dhe Ambra janë çift prej disa muajsh dhe shprehen se kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjithmonë kuptohen me njëri- tjetrin.