Ata hynë si çift brenda në shtëpi, por pas zgjedhjes së bërë mbrëmjen e së shtunës, ata kanë vendosur që të vijojnë lojën si të veçantë.

Një zgjedhje, që për hir të së vërtetës ishte më tepër e Elsamedit se sa e Ambrës, por që do të ndikojë në vijimësinë e tyre si në Big Brother, por edhe në marrëdhënien e tyre në çift.

Elsamedi duket se është penduar për zgjedhjen që ka bërë, por tashmë nuk ka më kthim pas, këtë ai ia shpreh edhe Ambrës, me të cilën vijon të jetë çift, edhe përse jo në garë.

“A je penduar që e ke bo këtë zgjedhje”, e pyet vajza shkodrane teksa janë duke biseduar në oborr, teksa pranë tyre janë edhe Enida dhe Marjusi.

“Po, jam”, pohon Elsamedi, por me mendimin e tyre nuk bie dakord Enida, e cila u thotë se të ndarë në lojë ata janë më të fortë.