Elsamedi mundohet t’i vjedhë një puthje Ambras dhe ja arrin qëllimit vetëm me “forcë”.

Kur Ambra ndodhej me Musën dhe Donën e këta të fundit e këshillonin që t’u kundërvihej banorëve të tjerë dhe të mos i kalonte në heshtje akuzat e tyre, si dhe të shfaqej më e afruar me Elsamedin, afrohet ky i fundit.

“Më ka thënë vëllai i madh që të puth Ambran”, thotë ai.

“Kush është kjo?”, ja kthen vetë Ambra.

Elsamedi nuk i kthen përgjigje dhe i rrëmben me forcë një puthje partneres së tij.