Pavarësisht se ka pakënaqësi nga mënyra sesi u bë ndarja dhe akuzon Ambran se e injoroi atë me vendimin e marrë, Elsamedi ndjehet i çliruar.

“Më duket sikur kam hequr diçka nga trupi, për kokën time”, i thotë ai Donaldit dhe Elisonës.

Elisona e këshillon që të mos nxitohet me deklarata të tilla, sepse Ambra mund të rikthehet sërish me të.

“Unë nuk do ja var në asnjë moment më!”, përgjigjet me bindje Elsamedi.

Por edhe nëse nuk kthehet më me të si çift, Elisona i thotë që të bëjë kujdes, pasi duke qenë ish-partner i saj, Ambra di shumë gjëra për Elsamedin dhe mund t’ja përdorë ato kundër tij, duke qenë se janë në nominim.

Vetë Elisona thotë se nuk ka fare besim tek Ambra. Ajo kujton një rast, ku sipas saj, menjëherë pasi kishte diskutuar me të, Ambra kishte shkuar direkt tek Dona dhe i kish rrëfyer gjithçka.

Elsamedi kujton se edhe vetë Musa i ka thënë që Ambra ndikohet shumë nga Dona.