Elsamedi ka zgjedhur që të vijojë i vetëm lojën brenda shtëpisë, por sërish ai bëhet xheloz për partneren e tij, e këtë ia ka shprehur si Ambras ashtu edhe Olsit.

Por pas ballafaqimit me Olsin, Elsamedi serish nuk është i qetë duke e kthyer në armikun e tij numër 1 brenda shtëpisë.

Ndërsa ndodhet në oborr me Marjusin dhe Enidën, Elsamedi shprehet se Olsi është njeri me shumë fytyra. “Kam pasur respekt për të. Por tani e shoh se çfarë është. Është shumë skuth”, thotë ai ndërsa shton se një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Ambra, pasi sipas tij Olsi ka ngacmuar edhe Donën, por ajo ia ka prerë gjerat shumë shpejt.