Pasi diskutuan me Olsin veç e veç, Elsamedi dhe Ambra bëhen bashkë dhe flasin për ato që diskutuan me të.

Ambra i thotë se Olsi i foli drejtë, por kur Elsamedi i tha për ato që ai diskutoi me të, Ambra i thotë se këto gjëra nuk ja kishte thënë.

“Mua më tha që s’ka faj se e provokon Ambra”, i thotë Elsamedi.

“Këto gjëra nuk m’i tha mua”, ja kthen Ambra.

“E kupton sa versione të kundërta të ka thënë ty dhe mua?! Kjo është pabesi, paburrni”, thotë Elsamedi.