Elsamedi është rikthyer të flasë sërish për vendimin e tij për të luajtur vetëm në lojë dhe jo si çift me Ambrën, me të cilën u futën së bashku në shtëpi.

Teksa flet me Musën dhe me Donën, ai thotë se të gjithëve i ka “djegur” ndarja e tij nga Ambra, por për Musën kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Zgjedhja që bëmë ne të shtunën e i ka ‘djegur’ të gjithëve në shtëpi”, thotë Elsamedi. “Nuk ka lidhje”, thotë Musa.

“Ka shumë lidhje. Unë dhe Ambra mund t’i lëmë gjatë gjithë kohës të acaruar ata me këto që kemi ne”, mendon Elsamedi.

Më tej, ai flet për Ambrën dhe thotë se ajo ende nuk është futur në lojë dhe kur ta bëjë këtë do t’i ‘djegë’ të gjithë. “Sa të ndizet Ambra, se pastaj do i djegë të gjithë. Pres të ndizet shpejt me dikë”, thotë ai.