Musa i tha Elsamedit dhe Elisonës që shkojnë shumë bashkë si çift dhe kjo nuk është pritur mirë nga Elsamedi, që nuk reagoi në momentin e parë, por pakënaqësinë e tij e shpreh me Donaldin.

“Çfarë tipi negativ ky. Shumë negativ”, i thotë ai Donaldit.

Donaldi bie dakord me të dhe i thotë se ai përdor shumë gjëra për lojë.

“Mua dhe ty na ka nominuar mor burrë”, shton Elsamedi.

Donaldi thotë se e di këtë dhe i kujton fjalët e Elisonës gjatë nominimeve.

“E dëgjove ça tha Elisona. Nominoj Musën tha se hedh gurin dhe fsheh dorën”, thotë ai.

Elsamedi thotë se është Dona në mes që stepet nga përballja me Musën.

“Po të mos jetë ajo vajzë aty, ja tregojë unë qejfin atij, por nuk dua të përfshij dikë tjetër. E pe mbrëmë ça i bëra kur nuk ishte Dona”, thotë ai.

“E bërë për ujë të ftohtë”, thotë Donaldi.

Gjatë debatit të mbrëmshëm, Musa i përmendi punën e lidhjes me Ambran dhe Elsamedi e quajti të pandershme këtë.

“Të shtunë i tha Arbanas që ata që përdorin ndjenjat e lidhjet e dikujt janë të dobët, e tha për Olsin dhe Fiorentinën dhe mbrëmë e përdori vetë”, kujton ai.

Elsamedi shkon më tej.

“Mashkull pervers! Më vjen keq për Donën”, thotë Elsamedi.

“Dona mendtë në kokë i ka”, shton Donaldi.