Elsamedi ishte një ndër banorët më të komentuar të edicionit të 9 të Big Brother. Edhe pse ai ushtron prej disa vitesh profesionin e këngëtarit, famën më të madhe e mori nga BB dhe pas daljes nga ky format, ish-banori bën shpesh video live.

Në një video live sot, teksa Elsamedi po lexonte komentet, njëri prej ndjekësve i shkruante se ai i ka borxh dikujt me emrin Engli, transmeton Tabloid.al

“Ça ke bo ti mo, asgjë, akoma s’ke paguar 200 mijë lekë borxh që ja ke Englit”, shkruante personi.

Pasi lexoi komentin Elsamedi u shpreh se ai nuk ka nevojë t’i marrë borxh njeriu pasi ka 2-3 makina dhe 2-3 shtëpi, megjithatë personi insistonte me të vetën.