Elsamedi, banori i eliminuar gjatë javës së kaluar, foli gjatë spektaklit për javën e parë të tij jashtë shtëpisë.

“Ka qenë një javë shumë aktive, duke u munduar t’i menaxhojmë të gjitha”, tha Elsamedi. Sa i përket atyre që ka dëgjuar nga banorët gjatë kësaj jave, ai tha se nuk është zhgënjyer nga asnjëri.

Për sa i përket Ambrës, ai tha se ishin futur në Big Brother për të luajtur, por nuk kanë qenë të dashuruar.

“Kemi hyrë çift, por nuk kemi qenë të dashuruar. Kishim vendosur të luanim si çift, por nuk ja arritëm. Por nuk kemi mashtruar”, tha Elsamedi.