Lupçe është shfaqur tejet e mërzitur pasi ka frikë nga xhelozitë e Katerinës dhe djemtë u munduan ta qetësonin atë.

Fillimisht ishte Olsi, i cili i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe për të pasur frikë nga Katerina. Ndërsa më pas, Elsamedi foli me Katerinën në prani edhe të Lupçes duke i thënë asaj që të ketë besim tek Lupçe për çdo gjë.

“Kur unë jam i mërzitur, jam vetëm për shkak të Ambrës. Ndërsa te ju rasti është ndryshe. Çfarëdo që të thojë ky djalë, çfarëdo që ti të dëgjosh e shohësh, nuk duhet të reagosh keq. Unë po flas me shpirt dhe nga të gjitha ato që unë kam parë nga ky person, ti nuk ke nevojë të prekesh nga asgjë që thuhet dhe flitet në këtë shtëpi. Këtu vetëm duhet të acarohet situata, si nga Danjeli ashtu edhe nga shumë banorë të tjerë. Ata po luajnë dhe vëlla këtu nuk të bëhet asnjë. Ky person të ka rritur dhe nuk mund të krijosh këto situata për budallallëqe”, i thotë Elsamedi Katerinës.

Ai i kërkon më pas Katerinës që t’i kërkojë falje Lupçes. “Mos i mbaj mëri kot, pasi se si po e vuan ky djalë nuk po vuan njeri. Duhet të ndjehesh fajtore brenda vetes. Nëse e dashuron me shpirt futu në brendësinë e tij. Ky djalë për ty po t’i thuash hiqe veshkën, e heq”, i thotë Elsamedi Katerinës.